Dribrani i revoltuar puth flamurin e PD-së dhe kërkon llogari Ramës: Si t’i paguaj 200 mijë lekë drita
Po afron ora zyrtare e nisjes së protestës dhe grupime të medha njerëzish po afrohen drejt kryeministrisë.

Një qytetar i revoltuar ka folur për kamerat ku përveçse pranon që është një militant i flaktë i Partisë Demokratike, ai shton se ka ardhur në shesh pasi nuk ka mundësi të paguaj shumat e mëdha të energjisë elektrike.

“Kam ardhur të rrëzojë qeverinë se më kanë ardhur 200 mijë lekë dritat. Jam vetëm me plakën. Si t’i paguaj? Me se?”. Kështu thotë një qytetar, i cili marë rrugën nga Kalaja e Dodës deri në Tiranë për t’ju bashkuar protestës së PD-së.

Me një flamur të PD-së në dorë, i moshuari i revoltuar pohon se nuk largohet nga Bulevardi deri në zgjidhje të kërkesave të tij. Militanti i flakët ndër të tjera nuk nguron të puth flamurin e PD-së, ndërsa shton se është demokrat.

Flamurin e PD e kam, se jam demokrat dhe e dua me shpirt”, thotë protestuesi./albeu.com/


Shtuar më 18/02/2017, ora 11:31

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori