Dreka me Avdylajt, flet për herë të parë Vangjush Dako
Kryebashkiaku i Durrësin,, Vangjush Dako i cili në përgjime flitet si i implikuar në shitblerjen e votës ka folur mbrëmjen e të enjtes për herë të parë në emisionin ‘Open’, ku ka komentuar drekwn me Avdylajt.

Dako u shpreh se ka qenë në një drekë me 12-13 persona, por nuk mbanë mend që në këtë drekë të ketë qenë Altin Avdylaj, por edhe nëse ka qenë, ai ka thënë se në këtë drekë ka qenë i ftuar nga persona të tjerë dhe jo prej Avdylajve.

“Në atë drekë kanë qenë 12 apo 13 veta… Kam qenë i ftuar, për fat të keq kanë qenë dhe këta, por unë kam qenë i ftuar nga të tjerë. Nuk mbaj mend se ka ndodhur në 2017. Nuk kam qenë unë i përgjuar por ata. Altini avdylaj nuk ka qenë në drekë me sa mbaj mend unë. Nuk më shqetëson fakti që jam në darkë me këta persona, sepse në këto dreka dhe darka i kemi pjesë të punës tonë, me persona dhe njerëz të ndryshëm, për aktivitet nga më të ndryshme, lloj lloj bamirësish që bëjmë”, u shpreh ai.
Shtuar më 01/02/2019, ora 08:55
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori