Kadilli: Po të ishte partia më “e madhe” se kryetari nuk do ndodhnin këto që po dëgjojmë

Ish-kandidati për kryetar të Partisë Demokratike Fatbardh Kadilli këtë të premte në një intervistë të dhënë për ABC Live me gazetaren Juli Xhokaxhi ka komentuar vendimin e Bashës për përjashtimin e Sali Berishës.

Kadilli në fjalën e tij ka theksuar se një situatë e tillë nuk është në shërbim të partisë, pasi është thjesht luftë për pushtet mes liderëve.

Ndër të tjera ai ka bërë me dije se shumë shpejt do të lindë nevoja për një lidership të ri në krye të partisë dhe pse ai kishte menduar se një hap i tillë mund të ndërmerrej pas dy vitesh gjatë zgjedhjeve lokale.

“Lidershipi i sotëm nuk ka më as legjitimitet dhe forcë po ashtu dhe ai i vjetër ka vetëm grindje dhe kjo nuk është për demokratët.

Berisha ka filluar që mbrëmë aksionin e tij, por nuk e shikoj shpresë dhënës është thjesht përpjekje për të marrë pushtetin. Përplasja mes tyre nuk është shpresë dhënës por është debat për lidershipin, që përfshin platformën, bashkëjetesën që nuk mund të jetë nën tutelën e Berishës më.

Unë kam hedhur propozimin tim me 5 sfida që e kthjenë opozitën në pozitë. Opozita nuk është vetëm parlamenti, nuk ja njoh ekskluzivitetin as kreut të partisë, as kryesisë dhe as grupit parlamentar.

Jam dakord që lidershipi do të duhet që të ndryshojë, por duket se është hap më shpejt ngase mendoja unë se unë prisja që të hapej pas dy vjetësh me zgjedhjet lokale”, është shprehur ndër të tjera ai.

Ndër të tjera në intervistën e tij ai ka bërë me dije se ka qenë i pari që i ka kërkuar Berishës që të merrte përgjegjësin mbi vete gjë që së bëri dhe e çoi situatën në këtë gjendje duke bërë që kreu i PD-së të merrte një vendim individual.

Ai ka theksuar se e mbështet rezultatin e një vendimi të tillë, por jo mënyrën sesi u mor ai, pasi nuk duhej të ishte infividual por i konsultuar.

“Unë kam kërkuar i pari që Berisha të merrte përgjegjësinë mbi vete dhe të ishte i kujdesshëm që të shmangte presionin e PD-së dhe nuk e beri duke bërë që kryetari i PD të merrte një vendim idnividual, unë e mbështes rezultatin por jo rrugën si e mori. Berisha është model i modelit dhe i njeriut që krijoi vetë. Nëse Berisha do të kishte elegancën të tërhiqej në 2013 nuk do të ishim në këtë gjendje. Sot për turp të zotit na e kërkojnë amerikanët dhe ne e përjashtojmë. Nuk ka prova politike një vendim i tillë.

Opozita është shumë më tepër se grupi parlamentar, dhe unë nuk dua dhe nuk mund ti shikoj të shkëputur nga mundësia për të qenë mbështetës të kësaj ideje para finalizimit një vendim duhet që të diskutohet, ta bëjë fakt si do e bëjmë sistemin zgjedhor pa bërë një debat të brendshëm. Nuk duhet të ketë një proces politik mes dy kryetarëve, duhet të ketë parti më të madhe se kryetari”, ka thënë Kadilli./albeu.com