Ndërpritet protesta e drejtuesve të furgonave (FOTO-LAJM)

Update- Drejtuesit e furgonave vendosën të ndërpresin protestën për sot duke njoftuar se në ditët në vijim do të vijojnë protestat e tyre deri në plotësimin e kushteve të vendosura prej tyre.

Kryetari i Bashkimit të Sindikatave të Pavarura Guzim Kalaja falenderoi mediat për pasqyrimin e kësaj proteste ndërsa i bëri thirrje protestuesve të shpërndahen në mënyrë paqësore.


14:40- Pasi kanë dëgjuar deklaratën e ministrit të Transporteve Edmond Haxhinasto i cili ripërsëriti se nuk do të ketë ndryshim të vendimit i cili i ndalon furgonat të marrin pasagjerë në kthim, drejtuesit e taksive 8+1 kanë vendosur të vijojnë protestën e tyre para Kryeministrisë.

Më herët gjatë protestës disa nga drejtuesit e furgonave deklaruan se nuk do të tërhiqen nga protesta nëse nuk do të plotësohen kërkesat e tyre. Kreu i sindikatës Gëzim Kalaja njoftoi se nesër protestët do ti bashkohen edhe grupe të tjera mes të cilëve edhe nëxësite shkollave.


13:50- Drejtuesit e furgonave ripërsëritën thirrjen e tyre para Kryeministrisë së protestonin sot për bugën e gojës. Ata i bënë thirrje qeverisë që të realizojë një marrëveshje me ta për të gjetur një zgjidhje. Kreu i sindikatës Gëzim Kalaja paralajmëroi se protestat nuk do të pushojnë nëse qeveria nuk do të ulet të dialogojë me ta për të plotësuar kërkesat që ata kanë.


13:00- Pas momentesh tensioni dhe përplasjeje me policinë, drejtuesit e furgonave vendosën të zhvendosen tek sheshi 'Nënë Tereza për të vijuar protestën e tyre të paralajmëruar. Kreu i sindikatës, Gëzim Kalaja me altoparlant në dorë u ka bërë thirrje shoferëve protestues të drejtohen tek sheshi ‘Nënë Tereza” për të vijuar protestën në këtë shesh.


“Më dëgjoni të gjithë, meqë nuk na u lejua të shkojmë në vendqëndrimin tonë të ligjshëm, tani sic jemi të gjithe meqë do merrnim të gjithë të mbështesnim këtë protestë, sic jemi, në aksin këtu dhe tek akset e tjera rrugore, të shkojmë së bashku të gjithë tek sheshi ‘Nënë Tereza’. Nuk jemi mbledhur këtu të kërkojmë dorëheqjen e ministrit apo kryeministrit, sepse po të ishte kjo do e kishim deklaruar, por jemi këtu të zgjidhim problemin me dialog. Tani pas meje, në formë paqësore drejt sheshit ‘Nënë Tereza’”.

11:52- Duket se drejtuesit e furgonave nuk do të ndjekin itinerarin e parashikuar për protestën e tyre pas ata janë bllokuar në disa pika kyçe për të hyrë në Tiranë së bashku me mjetet e tyre. Furgonat e Shkodrës janë bllokuar për pak minuta tek zona e Doganave dhe më pas u bllokuan tek Pallati i Sporteve ‘Asllan Rusi”.

Protestuesit kanë bllokuar rrugën dhe janë ulur në kryqëzim të Zogut të Zi duke mos lejuar qarkullimin e automjeteve. Ndërkaq forca policore janë të pranishme në këtë zonë.

Ndërsa një tjetër përplasje mes policisë edhe protestuesve është shënuar edhe në anën lindore të Tiranës ku pranë Fakultetit Ekonomik policia ka bllokuar furgonët të futen drejtë qendrës.

Protesta është mbërshtetur edhe nga deputetet demokratë. Deputeti Flamur Noka u shpreh për mediat se ky shtet policor me mjetetet e tij po bllokon një protestë të drejtë.

“Policia nuk është tërhequr, ka bllokuar rrugën dhe rruga është bllokuar nga policia dhe uk lejojnë qytetarët të protestojnë sipas kërkesës që ka miratuar vetë policia për protestën. Është një bllokim rruge nga Policia e Shtetit. E njëjta situatë është krijuar në cdo rrugë hyrëse të Tiranës. Ky shtet policor me mjetete tij po bllokon nj protestë të drejtë. Këta janë pa asnjë urdhër dhe dokument për të bllokuar protestën”, tha Noka.


11:35- Policia rrugore dhe ajo e rendit kane blinduar akset rrugore per te mos lejuar grumbullimin e drejtuesve të furgonave në Tiranë.

Drejtuesit e furgonave kanë bllokuar rrugën pranë Fakultetit Ekonomik ndërsa ata janë përplasur me policinë e cila ka kërkuar të zblllokojë rrugën.

"I bej thirrje gjithe qytetareve te mbeshtesin protesten, qe te marre rrugen e zgjidhjes dhe te mos kete asnje konflikt. I bej thirrje kryeministrit dhe qeverise te reflketoje lidhur me kerkesat e protestuesve, ata jane ne proteste per buken e gojes"- tha kreu i Sindikatave të Pavarura, Gëzim Kalaja duke shtuar se asnje nga perfaqesuesit e maxhorances nuk kane shpehur mbeshtetjen per kete proteste.

Nderkohe qe policia ka njoftuar se garanton mbervajtjen e protestes, por shton se protestuesit do te kejohen te futen pa mjetet e tyre. Protestes se drejtuesve të furgonëve i janë bashkuar edhe deputetë të partisë Demokratike.



09:45- Drejtuesit e taksive 8+1 të nisur drjetë Tiranës janë bllokuar sot nga policia në disa pike kyçe ku ata kanë tentuar të futen në kryeqytet.Kreu i Sindikatave të Pavarura, Gëzim Kalaja, ka deklaruar per mediat se policia rrugore dhe ajo e rendit kane blindur akset rrugore per te mos lejuar grumbullimin e protestuesve ne Tirane.

Thirrje gjithe qytetareve te mbeshtesin protesten, qe te marre rrugen e zgjdihjes dhe te mos kete asnje konflikt. "I bej thirrje kryeministrit dhe qeverise te reflketoje lidhur me kerkesat e protestuesve, ata jane ne proteste per buken e gojes"- tha ai, duke shtuar se asnje nga perfaqesuesit e maxhorances nuk kane shpehur mbeshtetjen per kete proteste.

Mengjesin e sotem drejtuar te ketyre mjeteve nga gjithe vendi jane nisur me destinacion Tiranen per te protestuar, sikunder kishin lajmeruar qe me pare.

09:30- Drejtuesit e furgonave zhvillojnë sot një protestë në Tiranë. Në protestën e parashikuar në mesditë, fillimisht ata do të mbidhen në sheshin Skënderbej, më pas zhvendosje e protestës përpara kryeministrisë, Ministrisë së Transporteve dhe Ministrisë së Brendshme.

Gëzim Kalaja, kryetari i Bashkimit të Sindikatave të Pavarura tha se nuk do të ketë grevë urie, edhe nëse nuk do të ketë një marrëveshje me Ministrinë e Transporteve.

Të prekur nga vendimi që rruga e kthimit të jetë pa pasagjerë për furgonat 8+1 janë rreth 20.000 persona, drejtues të këtyre mjeteve. /albeu.com/
Shtuar më 28/02/2014, ora 17:35

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori