Drejtuesit e Feve në Kosovë takojnë së bashku Misionin e KS-së e të OKB-s&
Albeu.com
Drejtuesit fetarë muslimanë e katolikë të Kosovës, takuan të premten në mbrëmje misionin faktmbledhës të Këshillit të Sigurimit. Në këtë takim ata uruan që "dëshmia e tyre modeste të jetë kontribut i përbashkët në dobi të zgjidhjes së drejtë të çështjes së Kosovës nga ana e Këshillit të Sigurimit".Në mungesë të Myftiut Naim Tërnava, i cili prej një jave ndodhet për vizitë në SHBA, Bashkësia Islame e Kosovës u përfaqësua nga zv. kryetari i kësaj Bashkësie, Ahmet Sadriu dhe nga Resul Rexhepi, këshilltar i Kryesisë së Bashkësisë Islame. Nga Ipeshkvia e Kosovës ishin të pranishëm Ipeshkvi, Imzot Dodë Gjergji, i shoqëruar nga Kancelari i Ipeshkvisë së Kosovës, Dom Shan Zefi.

Në njoftimin e publikuar mbrëmë nga Ipeshkvia e Kosovës, bëhet e ditur se në këtë takim "u bisedua gjerësisht për dialogun ndërfetar dhe ekumenizmin mes kishave në Kosovë".
"Dëshmitë e Kishës Katolike dhe Bashkësisë Islame të Kosovës në këtë takim, ishin të njëjta sa u përket arritjeve pas luftës në Kosovë, si dhe tolerancës ndërfetare", thuhet në njoftim.

Siç thuhet në njoftim, takimin e zbehu mungesa e përfaqësimit të Kishës Ortodokse. Takimi ishte paralajmëruar se do mblidhte të tri komunitetet fetare të Kosovës, por peshkopi serb Artemije e takoi Misionin e KS të OKB-së më përpara, në Graçanicë, i shoqëruar nga koordinatorët e Ekipit Negociator të Beogradit, Leon Kojen dhe Slobodan Samarxhiç.
Shtuar më 28/04/2007, ora 17:14
Tage: arkiv

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori