Po dërgonte të sëmurin në spital, autoambulanca përplaset me Benzin

Pasditen e sotme autoambulanca është përplasur me një Benz rrugës teksa po transportonte një të sëmurë.

Ngjarja ndodhi në unazën e plazhit në Durrës, ku mësohet se për fat të mirë nuk ka patur viktima nga përplasja, ndërsa ambulanca po transportonte një të sëmurë drejt spitalit të qytetit.

Në automjetin “Benz” me targë AA 582 FH gjendeshin 5 persona, ku prej tyre vetëm njëri ka dëmtime në pjesën e fytyrës por është jashtë rrezikut për jetën.

Ndërsa personeli shëndetësor dhe i sëmuri nuk patën dëmtime.

Policia ka shkuar në vendngjarje dhe ka nisur hetimet.


Shtuar 26.04.2020 15:12