Drejtuesi humb kontrollin e mjetit, plagosen 3 persona
Një aksident është shënuar para pak minutash në Elbasan, në afërsi të Xibrrakës si pasojë e të cilit mësohet se janë plagosur drejtuesi i mjetit si dhe dy pasagjerët që udhëtonin me të.

Nga informacionet paraprake bëhet me dije se mjeti me të cilin udhëtonin dy të rinjtë ka dalë nga rruga dhe dyshohet se shkak është bërë humbja e kontrollit të tij nga drejtuesi për shkak të lagëhtirës në rrugë por edhe shpejtësia që po udhëtonin të rinjtë.

Ndërkohë dy të rinjtë janë dërguar në spital jashtë rrezikut për jetën.

Informacion paraprak

Në aksin rrugor Elbasan- Librazhd, shtetasi K.V., banues në Pogradec, ka humbur kontrollin e mjetit dhe ka dalë nga rruga dhe për pasojē është përplasur me borduren anësore të rrugës.

Si pasojë e aksidentit është dëmtuar vetë drejtuesi i mjetit dhe dy pasagjerë të cilët ishin në këtë mjet, janë jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e shkakut të aksidentit.
Shtuar më 16/07/2019, ora 15:11
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori