"Drejtorit të ujësjellësit i vodhën thesarin në shtëpi!" Berisha nxjerr SMS
foto ilustruese
Ish-kryeministri Berisha ka publikuar pak më parë mesazhin e atij që ai e quan "Qytetari Digjital" sipas të cilit gjatë orëve të para të ditës së sotme shtatë persona kanë hyrë në shtëpinë e ish-drejtorit të ujësjellësit të Pogradecit duke grabitur një pasuri të madhe.

Gjatë paradites së sotme në media u publikua lajmi për grabitje në shtëpinë e Valter Gorës ku i kanë marrë një sasi parash dhe bizhuterish nga një kasafortë brenda shtëpisë.

Mesazhi i publikuar nga Berisha


Vidhet kasaforta me sasi te medha eurosh dhe bizhuteri floriri dhe diamnte!
Lexoni mesazhin e qytetarit dixhital. sb
Pershendetje Doktor si kaloni?Sot rreth ores 3 te mengjesit ne fshatin bucimas te Pogradecit ,ne banesen e ish drejtorit te ujsjellsit Valter Gora,7persona te maskuar kane bere terror edhe kane vjedhur nje kasaforte dhe flitet te ket pasur shuma te medha lekesh.Neper rrjete sociale
Kan shkruar qe jane vjedhur disa bizhuteri por aty ka pasur shuma te medha lekesh,policia e fshesh ngjarjen,sepse ai eshte njeriu i fuqishem ne partine socilatiste,te lutem anonim ,te pershendes
Shtuar më 13/08/2019, ora 17:06
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori