Drejtoria e Shkritores se Shkupit e konfirmoi shperthimin
Albeu.com
Ndihmësi i drejtorit të përgjithshëm të Makstilit, Nove Georgievski pohoi se paradite rreth orës tetë në pjesën "Çiçarnica" ka ndodhur një shpërthim i një trupi që ka pasur mbushje ...... shpërthyese, me ç'rast është plagosur rëndë punëtori Dimo Bituloviq, raporton agjencia e lajmeve MIA.

"Ka ndodhur një shpërthim, ndonjë trup ka fluturuar nga vendngjarja dhe ka rënë diku dy deri tre kilometra, tek porta "Veri". Me siguri bëhet fjalë për mjet trip shpërthyes, e cila ka pasur mbushje shpërthyese", deklaroi Georgievski.

Fragmente të mjetit shpërthyes kanë fluturuar lartë në ajër, përmes liqenit artificial të Shkritores së Shkupit të cilat më pas kanë përfunduar në minierën Banjani. Nga MPB njoftojnë se po kryejnë hetimin e rastit dhe se për momentin, nuk mund të konfirmojnë asgjë se për çfarë lloji mjeti shpërthyes bëhet fjalë. Ky nuk është rasti i parë i mjeteve shpërthyese në Shkritore, për shkak se metalet e vjetra mblidhen nga gjithë rajoni, dhe kontrolli mbi to nuk është rigoroz.
Shtuar më 04/05/2010, ora 13:04
Tage: arkiv

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori