Drejtori shantazhon mësuesin: Je i paligjshëm, mund të mbetesh edhe pa orë fare!
Drejtori i shkollës së mesme “Qemal Mici” në Durrës abuzon me postin duke shpërndarë më mënyrë të padrejtë orët e mësimit për mësuesit e Edukimit Fizik, duke penalizuar njërin prej tyre. E quan si të emëruar në mënyrë të paligjshme. Drejtori mohon atë që i ka thënë mësuesit në përplasjen që kanë me kamera të fshehtë, ku i shprehet disa herë që emërimi yt në këtë shkollë është i paligjshëm, “ti je i paligjshëm” etj. Gjithashtu ai pranon se në shkollë ka edhe një mësuese me shkollë të mesme fiskulture, por do parë edhe kjo gjë e do verifikohet.

Albert Ivanajin mësuesi i Edukimit Fizik ankohet në Fiks Fare se problemet dhe përplasjet me drejtorin kanë nisur para një viti. Ai është ish sportist dhe është emëruar në këte shkollë nga ish drejtori dhe konfirmuar nga drejtoria arsimore. Ka dhënë mësim jo vetem këtu, por edhe jashtë vendit në Amerikë dhe tani është kthyer përfundimisht. Ai thotë se drejtori e penalizon dhe nuk i jep orët e plota pasi sipas tij, emërimi i Ivanajt është i paligjshëm.

Kjo ka sjellë përplasje mes tyre pasi drejtori emërimin e tij e quan të paligjshëm pasi është marrë në shkollë me emërim, jo portal, dhe nuk pranon t’i japë të plota orët duke ja plotësuar më orë të Kodit Rrugor. I jep 16 orë fiskulturë nga 24 orë. Ivanaj bën edhe një akuzë shumë të fortë ku thotë se në shkollë ka nje mësues jashtë profilit, që jep fiskulturë.

Në përplasjen e mësuesit me drejtorin, ky i fundit i thotë gjatë gjithë kohës që “orët jam unë ai që i ndaj dhe ti je i paligjshëm, ti s’duhet të ishe fare këtu”. Ai i kujton edhe komisionin e etikës i cili u ngrit pasi mësuesi nuk pranoi të japë lendën e Qarkullimit Rrugor. Ndërkohë ky drejtor nuk ka ndërmarrë asnjë hap ligjor për largimin e mësuesit nga shkolla pavarësisht se pretendon se është i paligjshëm. Gjithashtu ai e kërcënon mësuesin duke i thënë se mund të mbetet edhe pa orë fare.

Në një intervistë per Fiksin, drejtori Eduart Prenga mohon kategorisht që t’i ketë thënë mësuesit që është i paligjshëm. Ai pretendon se i ka thënë se në dosjen e tij kur ka ardhur një vit më parë nuk ka gjetur një procesverval, por vetëm emërimin. Ai i ka kërkuar ZVA Durrës t’ja konfirmojë dhe kjo e fundit i ka thënë qe të bëjë verfikimin e të gjitha dosjeve të mësuesve të fiskulturës. Por sipas drejtorit nuk i ka kthyer përgjigje nëse e kanë apo jo procesverbalin e vlerësimit qe normalisht duhet ta kishin edhe ata. Për këte duhet të përgjigjen ata dhe jo unë thotë ai. Duke akuzuar ZVA Durrës për fshehje apo humbje te dokumentacionit.

Për sa i takon ndarjes së orëve ai thotë që është komptenca e tij që t’i ndajë secilit sa do ai, por nuk shpjegon çfarë kriteri ka përdorur. Pasi këmbënguljes së gazetarëve të Fiksit, ai thotë që ka përdorur kriterin e aftësisë. Por më pas thotë që mësuesi është i aftë. Gjatë gjithë kohës kundërshton vetveten. Gjithashtu ai pranon që ka një mësuese më shkollë të mesme që jep fiskulturë dhe secili prej tyre do verifikohet./tch
Shtuar më 28/12/2020, ora 22:07

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori