Drejtori i Sanatoriumit: Virusi ka pësuar mutacion, është bërë më agresiv (VIDEO)
Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, ka ndarë në facebook një video-mesazh të mjekut Perlat Kapisyzi, në të cilin ai shprehet mbi ndryshimet që ka pësuar virusi dhe forcën e tij të infektimit.

Mjeku shpreht se virusi ka pësuar mutacion duke u bërë më ngjitës dhe duke rritur ngarkesën virale te personi i infektuar. Rritja e ngarkesës virale bën që sëmundshmëria dhe vdekshmëria të jenë më të larta.

Postimi i Manastirliut:

PYETJES: A është rritur forca e virusit

I PËRGJIGJET: Prof. Perlat Kapisyzi, i cili ka edhe një këshillë për sakrificën që i kërkohet çdo qytetari në këtë kohë të vështirë.

“Dëshironi të mbroheni nga virusi Sars Cov-2, doni të mbroni të dashurit tuaj nga Covid-19, a është rritur agresiviteti i virusit? Virusi Sars Cov-2 ka pësuar mutacion, ku një nga më të rëndësishmit është D 614 G, ky mutacion e ka bërë virusin më aftësi më ngjitëse, duke rritur ngarkesën virale te personi i infektuar. Studimet që prej vitit 1938 tregojnë se sa më e madhe është ngarkesa virale aq më e rëndë është forma dhe aq më e lartë sëmundshmëria dhe vdekshmëria. Në këtë këndvështrim virusi është bërë më agresiv. Prandaj përqasja më efikase në kushtet e mungesës së një mjekimi dhe vaksinës është mbajtja e maskës. Kjo është sakrifica që kërkohet secili prej nesh”.- u shpreh mjeku.
Shtuar më 21/10/2020, ora 11:30

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori