"Drejtori i Policisë së Gjirokastrës mbron parcelat me kanabis"
Ish-kryeministri Berisha, me anë të një postimi në Facebook akuzon drejtorin e policisë në Gjirokastër, si të përfshirë në trafikun e drogës. Ai bën publike një letër që kryeplaku i fshatit Tolar në Këlcyrë, i ka dërguar më parë drejtorit të policisë, të cilin e njoftonte për parcelat me kanabis, por policia nuk ka reaguar.

Qytetari dixhital denoncon:

"Mbrojtjen e arave te kanabisit nga drejtori i policise se Gjirokastres edhe pasi kryeplaku i fshatit Tolar, Kelcyre, e njofton me shkrim, si dhe shitjen nga ana e tij te kryeplakut tek trafikantet.

Me poshte keni mesazhin dhe shkresen perkatese! Duke denuar me ashpersine me te madhe drejtorin trafikant, pergezoj kryeplakun e fshatit Tolar per zbatimin me trimeri te ligjit! sb

"Doktor, mirdita. Jam H.M. Para dy ditesh shkova ne Kelcyre ne fshatin e lindjes Tolar, mbasi vellain tim atje e kane kercenuar me jete dhe nga familja se nuk lejon drogmenet te mbjellin lende narkotike ne teritorin e fshatit mbasi vellai eshte dhe kryeplak.

Drogaxhinjte u kane mare toka me mareveshje ose dhe me zor fshatareve dhe i kane mbjelle droge. Vellai e ka bere detyren ndaj ligjit, duke vene ne dijeni drejtorin e policise Gjirokaster me shkrim. Po drogaxhinjte u premtojne fshatareve se mos kini frike se ne jemi shteti dhe u nxjerrim ne nga burgu. Nuk ka ndodhur kurre ndonjehere me pare keshtu. Fshataret jane te terrorizuar. Atje gjendja do keqesohet. Une nuk do te lejoj qe te neperkembin pjesetaret e familjes time atje. Duke ju falenderuar per mirekuptimin". /albeu.com/


Shtuar më 18/06/2016, ora 11:14
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori