Drejtori i Policisë maqedonase vizitë në Shqipëri, ja për çfarë u diskutua (FOTO LAJM)

Drejtori i Policisë së Shtetit, Haki ÇAKO, priti në një takim pune në Vlorë Drejtorin e Policisë së Maqedonisë, Gorançe Savovski.

Gjatë takimit u diskutuan çështjet e bashkëpunimit dypalësh dhe të aktualitetit si:

• Masat Kundër Terrorizmit

• Kundër krimit të organizuar dhe krimeve të rënda, e trafiqeve të paligjshme

• Masat kundër krimit ndërkufitar

• Trafikut ilegal dhe migracionit ilegal
• si dhe situata kriminale ndërkufitare në tërësi.

Të dy drejtorit e policive respektive kanë vlerësuar si mjaft të mira marrëdhëniet dy paleshe, si dhe janë dakortësuar se në situatën në të cilën ndodhet e gjithë Europa dhe mbarë bota , fokusi i këtij takimi është terrorizmi, ku u diskutua për shkëmbimin e informacioneve për elemëntë me prirje dhe tendenca radikale apo terroriste, masat që duhet marrë për ti mbajtur nën kontroll, si dhe nevojën për të rritur akoma më tej bashkëpunimin në këtë drejtim.

Çako dhe Savovski kanë theksuar se, mes Policisë Shqiptare dhe asaj Maqedonase nuk ka asnjë pikë që nuk dakortësohet , çka tregon se bashkëpunimi në të gjitha fushat po funksionon më së miri, përcjell Portali Albeu.

Savovski ka falënderuar homologun shqiptar për shkëmbimin në kohë reale të informacioneve mes policinë shqiptare dhe policisë maqedonase, në drejtim të grupeve kriminale që merren me trafik droge, armësh, migrim ilegal dhe krime ndërkufitare.

Kreu i Policisë Maqedonase ka theksuar se lëvizja e një numri të madh të emigrantëve në territorin Maqedonas rrit mundësinë e kriminalitetit.

Drejtori i Policisë së Shtetit, Haki Çako, ka garantuar homologun e vet se tek policia shqiptare do vijojë të gjejë një partner të denjë, të besueshëm dhe të aftë profesionalisht për të bashkëpunuar në të mirë të komunitetit dhe sigurisë në rajon.

Në këtë takim Çako shoqërohej nga dy drejtorët e përgjithshëm , Ardian Çipa e Genc Merepeza, si dhe pjestarët e tjerë të delegacionit.

Ndërsa drejtori i Policisë Maqedonase, Gorançe Savovski, shoqërohej nga Kryeshefi i Shërbimeve qendrore policore, Goran Gjorgjievski, Kryeshefi i Departamentit për parandalimin e krimit të organizuar dhe serioz, Zoran Gligorov si dhe pjestarët e tjerë të delegacionit. /albeu.com/
Shtuar më 21/11/2015, ora 10:46

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori