Drejtori i GNK për Evropën viziton Kosovën
Albeu.com
Drejtori i Grupit Ndërkombëtar të Krizave për Evropën, Nikolas Vait, i cili po qëndron për vizitë në Kosovë, sot do të takohet me udhëheqësit më të lartë vendorë kosovar e ndërkombëtarë.Drejtori i Grupit Ndërkombëtar të Krizave për Evropën, Nikolas Vait, i cili po qëndron për vizitë në Kosovë, sot do të takohet me udhëheqësit më të lartë vendorë e ndërkombëtarë për të biseduar lidhur me zhvillimet aktuale politike në Kosovë dhe angazhimet e institucioneve të Kosovës në procesin e zgjidhjes së statusit final të Kosovës.

Vait dje është takuar me kryeministrin e Kosovës Bajram Kosumi, me ç`rast është biseduar për qëndrimet e Qeverisë për çështjet lidhur me statusin, procesin negociator dhe zbatimin e standardeve për Kosovën.
Shtuar më 31/01/2006, ora 13:31
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori