Drejtoresha e shkollës shpërthen në lot pasi u akuzua për dhunë fizike (VIDEO)
Pëlqej
Drejtoresha e shkollës "Osman Llampiraj" në Shtoj i Ri në Shkodër Saime Hegrepi ka reaguar për herë të parë ndaj akuzave në drejtim të saj për dhunë ndaj nxënësve dhe stafit pedagogjik si shpifje.

Sipas saj, dy nxënësit janë manipuluar nga mësuesja Luljeta Shyti të cilën drejtoresha e ka paditur tashmë në prokurori.

Saime Hagrepi nuk i ka mbajtur dot lotët para kamerave kur përmendi fëmijët e familjen që siç u shpreh ajo janë ndjerë shumë të fyer nga kjo ngjarje.

"Më datë 6 qershor 2016, mësuesja Luljeta Shyti ka bërë një intervistë në disa media duke pretenduar se nga unë është ushtruar dhunë fizike e psikologjike mbi nxënësit dhe stafin gjë e cila nuk është aspak e vërtetë ndaj sot kam bërë një kallëzim penal në Prokurori dhe kam akuzuar Luljeta Shytin për shpifje ndaj meje e familjes ", tha drejtoresha. /albeu.com/




Shtuar më 19/06/2018, ora 12:16
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori