Drejtoresha e Hipotekës së Lezhës e dënuar më parë, ja çfarë ka bërë
Pëlqej
Gjelina Bacaj, është drejtoresha e Hipotekës në Lezhë, e cila është vënë nën akuzë për skandalin me tjetërsimin e pronave në zonën e “Ranës së Hedhun” në Lezhë.

Mirëpo, ky nuk është rasti i parë ku Bacaj, e cila u la në masën e sigurisë “arrest shtëpie” del para Gjykatës së Lezhës.

Në vitin 2013, ajo është akuzuar dhe dënuar për “shpërdorim detyre” në një tjetër rast të ngjashëm, SHKRU

“Panorama” siguron vendimin për Bacajn se si ajo ka shpërdoruar detyrën duke nxjerrë dokumente false për disa shtetas sikur figuronin të patrajtuar me pronë.

Bëhet fjalë për një rast korruptim të vitit 2011 që u zbulua një vit më pas me katër persona që ishin trajtuar në mënyrë të paligjshme me pronë.

Në atë kohë, Bacaj ishte zyrtare e Komunës së Shënkollit dhe ka lëshuar vërtetime për personat e tjerë, sikur ata nuk ishin trajtuar më parë me pronë nga ligji.

Vendimi për Bacajn shkruan: “Nga këqyrja e këtyre vërtetimeve, është konstatuar se ato janë nënshkruar nga Gjelina Bacaj, me cilësinë e përfaqësueses së Komunës Shënkoll dhe SH.G., me cilësinë e përfaqësuesit të SAMT Lezhë.

Më tej, vërtetimet mbajnë vulën e Komunës Shënkoll dhe të Këshillit të Qarkut të Lezhës. Mbi vendimin e Prokurorisë së rrethit Gjyqësor Lezhë, eksperti kriminalistik i Drejtorisë së Policisë Shkencore Tiranë, me akt ekspertimin grafik “shkrimi e nënshkrimi”, nr. 2252, datë 27.02.2013, ka konkluduar se dorëshkrimet e plotësimeve ndërmjet teksteve në vërtetimet e lëshuara në emër të të pandehurve Z.N. dhe K.B. janë shkruar nga shtetasja Gjelina Bacaj”. /albeu.com/
Shtuar më 20/03/2018, ora 08:28
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori