Drejtoresha e Bibliotekës: Jemi në kushte jashtë çdo standardi
Drejtoresha e Bibliotekës Kombëtare, Persida Asllani, në një konferencë për mediat ka bërë të ditur detaje në lidhje me përmbytjen e institucionit që ajo drejton.

Drejtoresha deklaroi se Biblioteka Kombëtare është jashtë standardeve për të vijuar punën dhe është në gjendje alarmante.

Pjesë nga konferenca

Materialet që thahen i vendosim në një mjedis tjetër, që më pas futen sërish në punë.

Ka pasur parregullsi në ndërtime që kanë sjellë këtë përmbytje?

As unë dhe askush deri tani nuk e ka këtë ekspertizë së nga çfarë u shkaktua kjo përmbytje. Presim përgjigje nga institucionet

Nga është futur uji?

Ende nuk e kuptojmë se nga ka hyrë ujë se nuk ka gjurmë në mure por vetëm përmbytje në dysheme.

permbytje ne biblioteke

A është Biblioteka Kombëtare në Standardet e mundshme?

Jo është jashtë standardit për të ruajtur nga uji dhe jemi në gjendje alarmante.

A keni humbje nga kjo përmbytje?

Jo deri tani çdo libër është rikuperuar, nuk ka pasur asnjë humbje. /albeu.com/
Shtuar më 26/06/2018, ora 14:52

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori