Drejtonte rrjetin e drogës në Greqi, arrestohet shqiptarja
Në prangat e policisë greke ka rënë një shtetase shqiptare, 32-vjeçare e akuzuar se drejtonte nje rrjet të trafikut të drogës në shtetin fqinj.

Mediat greke shkruajnë se shqiptarja u arrestua në Selanik.

Sipas hetimeve, policia ka rënë në gjurmët e saj pas hetimeve dhe përgjimeve. Ndërkohë që në momentin e arrestimit asaj iu gjeten 3 aparate celulare dhe një sasi kanabisi.

Ajo që e fundosi ishte kontrolli në banesë. Shqiptarja jetonte në Tumbas dhe kishte përshtatur ambientin si vend për magazinimin e drogës.

Aty policia sekuestroi 42 kg kanabis, 15.525 euro, kokainë, peshore për lenden narkotike, telefona celulare dhe 7 paketa për telefonat. /albeu.com/

Shtuar më 01/07/2017, ora 13:27

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori