Drejtonte mjetin pa patentë, arrestohet 24 vjeçarja
Policia e Tiranës ka arrestuar në flagrancë 4 shtetas, për vepra të ndryshme penale.

Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr.6, u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit të mitur me iniciale A. M., 17 vjeç, për veprën penale "Vjedhja".

Specialistët e Qarkullimit Rrugor bënë arrestimin në flagrancë të shtetasve :

A. T., 24 vjeçe, pasi në rrugën “Xhanfize Keko”, u kap duke drejtuar mjetin pa lejen përkatese ;

G. K., 45 vjeç dhe D. Ç., 38 vjeç, pasi u kapën në flagrancë duke drejtuar mjetet përkatëse në gjendje të dehur .

Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Tiranë, për veprimet e mëtejshme.
Shtuar më 24/01/2021, ora 10:04

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori