Drejtohej nga një grua, shkatërrohet banda e drogës Shqipëri-Siçili
Policia italiane ka arritur godasë dhe shkatërrojë bandat e trafikut të drogës mes Shqipërisë, Puglias e Messinës.

Mësosohet se në pranga kanë rënë 9 persona, 8 italianë dhe një shqiptar, koka e bandës është një grua.

Mediat italiane shkruajnë se gjatë aksionit u sekustruan 5 kg hashash dhe rreth 50 gramë kokainë, të cilat u gjetën në bagazhet e një shoqërie private.

Nga hetimet doli se banda drejtohej nga një grua dhe dy vëllezërit e saj. Ata shfrytëzonin korrierët besnike, që perdorinin linjat e autobuseve Puglia në Messina, duke kaluar ngushticën me anije.

Pasi arrinte ne destinacion, droga u dorëzohej të tjerë trafikantëve vendas. Llogaritet se trafiku i drogës kapte vlerën 500 mijë euro. /albeu.com/
Shtuar më 19/12/2017, ora 12:12
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori