Drejtësia/ Rama: Pranojmë propozimin e PD për 2/3 e votave
Në kuadër të Reformës në Drejtësi, Rama ka pranuar propozimin e opozitës për votimin me 2/3 të paketës për ndryshimet kushtetuese. Këtë deklaratë Rama e bëri dy ditë para takimit të pritshëm me kryetarin e PD, Lulzim Basha. I pranishëm në Kongresin e PDIU-së, Rama la të hapur mundësinë që drafti i ndryshimeve të bëhet me 2/3 e votave në Parlament.

“Kemi qenë dhe jemi të gatshëm për të gjithë kompromiset por me dy kushte. E para nuk ka kompromis mbi shtyllën themelore të reformës që është hedhja në erë e sistemit të korruptuar që mban bashkë gjykatës dhe prokurorë që nuk duhet të hetojnë dhe gjykojnë të tjerët, por duhet të hetohen dhe gjykohen nga drejtësia.

Dhe kjo e garantuar përmes një skanimi me kontroll ndërkombëtar të pasurisë, karrierës, vendimmarrjeve dhe aftësive. Vetëm pasi të kalojnë këtë test me standardet më të larta ndërkombëtare, le të ulen nëpër punë dhe le të hetojnë dhe gjykojnë të tjerët.

Kjo nuk negociohet. Ana tjetër, nuk negociohet ngrehina e sistemit, është një sistem i ri që do ngrihet mbi sistemin e vjetër që reforma do ta shembë sepse ky është vullneti i më shumë se 90% të shqiptarëve.

Nuk kemi asnjë problem ne, duan 2/3, 2/3 le t’i marrin. Nuk na intereson fare kjo pjesë. Duan të jenë dhe ata pjesë se kanë bërë një kusht, duhen votuar kandidaturat nga Parlamenti me 2/3 sa të jetë gjallë Edi Rama”, u shpreh ai. /albeu.com/

Shtuar më 04/06/2016, ora 17:33
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori