Drejtësia e l*shit! Rexhep Rraja është për 25 vite burg, por akuza është sikur të ketë vjedhur një çakmak
Duket në kufijtë e qesharakes, por pavarësisht arrestimit të bujshëm gjatë ditës së djeshme, Rexhep Rraja, djali i deputetit Rrahman Rraja nuk do të akuzohet për vetëm njërën prej akuzave që Xhisiela Maloku ka bërë ndaj tij.

Fatmir Xhafaj nxorri sot zëvendësen e tij për të përsëritur monologun se Policia e Shtetit nuk ka favorizuar askënd, por përtej propagandës, djali i deputetit të Ramës do të akuzohet për përndjekje, akuzën më të lehtë që mund të merrte në gjithë këtë histori të frikshme torture, rrahjeje dhe përdhunimi.

Në fakt, nisur nga ajo që Xhisiela Maloku ka deklaruar në polici, djali i deputetit të Ramës, i cili po i jep mbështetje të plotë politike, rrezikon deri në 25 vite burg nëse do të akuzohej për veprat penale të përmendura nga e dhunuara.

Akuzat janë: marrëdhënie seksuale me dhunë dënohet me pesë deri në dhjetë vjet burgim, dhuna dhe tortura dënohet me katër deri në dhjetë vjet burg, kurse armëmbajtja pa leje dënohet nga gjobë deri në dy vjet burg.

Pyetja që shtrohet në këtë rast është se përse Rexhep Rraja akuzohet vetëm për përndjekje, e cila duket si një kusur buke në raport me akuzat e tjera dhe cili është roli i kryeministrit në këtë zbutje të drejtësisë ndaj njerëzve me pushtet?
Shtuar më 01/10/2018, ora 14:51
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori