Jozefina
Topalli, ish-deputetja e PD, e ka akuzuar sërish kryetarin e opozitës,
Lulzim Bashën, se ai po thellon ndarjen brenda partisë.
E pyetur sesi i gjykon vendimet e fundit të selisë blu për mbledhjen e Kuvendit Kombëtar më 28-29 prill për ndryshimet statuore,
Topalli vërejti:
"Një farsë e re antistatuore që synon pastrimin përfundimtar të partisë nga demokratët.
Ndërkohë që siç thotë Berisha, Partia ka nevojë për bashkim, ajo që po bën
Lulzim Basha është thellimi i ndarjes.
Problemi i PD nuk është statuti, sepse atë s'e ka respektuar kurrë
Lulzim Basha, por humbja e thellë e PD, kriza e lidershipit, ilegjitimiteti dhe korruptimi i tij përballë qeverisjes më të keqe të këtyre 27 viteve"-tha
Topalli për Report Tv. /albeu.com/
Shtuar më 09/03/2018,
ora 13:49