Drejt mandatit të tretë me projektet 3D, Rama publikon videon nga kantieri i Aeroportit të Kukësit
Aeroporti i Kukësit u premtua të ishte një mrekulli dhe tashmë duhet të ishte plotësisht gati.

Madje Kryeministri i paraprinte fjalëve duke kërkuar të mos përgojohej sepse me datë 31 tetor 2019 do të ishte shumë më bukur në realitet.

Por si është e vërteta? Aeroporti i Kukësit nuk është akoma në punë dhe gjithçka duket është një kantier ndërtimi ku gëlon betoni dhe rrëmuja.

Por Kryeministri ka postuar sot një pamje nga projekti i Terminali i Aeroportit ku puna akoma nuk ka mbaruar, madje synohet të mbarojë vitin e ardhshëm.

Ky projekt po realizohet sipas standarteve të BE thekson kryeministri, “që do ta kthejë Kukësin në një pol ekonomik të verilindjes e do të përcaktojë fuqishëm të ardhmen e ekonomisë së Shqipërisë verilindore”.

Postimi i Ramës

MIRËMËNGJES 😊
dhe me kantierin e AeroportitKukësit, ku falë punës që vazhdon intensivisht po merr formë terminali i ri i pasagjerëve, po bëhet zgjatja e zgjerimi i pistës dhe po realizohet sipas standardeve të Bashkimit Europian një projekt i shumë ëndërruar, që do ta kthejë Kukësin në një pol ekonomik të verilindjes e do të përcaktojë fuqishëm të ardhmen e ekonomisë së Shqipërisë verilindore, ju uroj një ditë të mbarë.

Duhet të ishte gati dhe më bukur se vetë projekti, ç’u bë me Aeroportin e Kukësit?

Shtuar më 22/10/2020, ora 09:20

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori