E ardhmja e Nagelsmann në dyshim? Presidenti i Bayernit “fshin” polemikat

Bayern Munich është duke kaluar një krizë këtë fillim sezoni në Bundesligë, pasi nuk ka fituar në 4 ndeshjet e fundit ku ka regjistruar 3 barazime dhe së fundmi një humbje ndaj Augsburg.

Megjithatë situata është ndryshe në Champions, “bavarezët” kanë treguar se janë një favorit absolut pasi kanë mposhtur në ndeshjet e para Interin dhe Barcelonën.

Së fundmi në lidhje me të ardhmen e trajnerit Nagelsmann ka folur edhe presidenti Herber Hainer.

“Jemi plotësisht të bindur nga Julian Nagelsmann dhe gjithë ekipi ynë.  Pas pushimit ndërkombëtar do të dalim përsëri të gjithë, siç e dini ju FC Bayern”, tha ai./albeu.com