64 raste të reja me Covid në Kosovë, shkon në 300 numri i rasteve aktive

Ministria e Shëndetësisë së Kosovës ka njoftuar lidhur me rastet e reja të të infektuarve me virusin COVID-19.

Gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë janë konfirmuar 64 raste të reja pozitive. Kështuqë numri i rasteve aktive ka shkuar sërish në 322.

Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se në 24 orët e fundit janë kryer 208 testime, kurse nuk ka patur asnjë vdekje./albeu.com