Drejt arrestimit? Arian Çani tregon çfarë fshihet pas kërcënimit të Tahirit
Pëlqej
Gazetari Arjan Çani i ftuar në "360 Gradë" në Ora Neës ka "përkthyer" fjalët e ish-ministrit Saimir Tahiri pas seancës në Kuvendin e Shqipërisë.

"Nuk e besoj që do ketë bir nëne dhe bir kurve që do të më pengojë"- tha Tahiri kur doli nga Kuvendi.

Sipas Çanit, Tahiri po kërcënon në një moment kyç ku rrezikohet liria e tij.

"... e rikthyen çështjen Tahiri dhe po presim vendimin e prokurorinë, ku Tahiri del e thotë frazën e Ramës..."- tha Çani, raporton albeu.com.

Fjala e plotë e Çanit

Po i njëjti Saimir një ditë përpara se të merrte vendim Parlamenti, tha nuk keni parë gjë akoma.

Të nesërmen, Parlamenti nuk ia hoqi imunitetin.

Sot, vetëm pasi ambasadori Lu dhe ku e di unë kush tjetër, e rikthyen çështjen Tahiri që po presim prokurorinë, del e thotë frazën e Ramës. Të dyja në momente kyç. Nuk është konspiracion ky. /albeu.com/

Shtuar më 20/04/2018, ora 10:07
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori