25 migrantë u
gjetën të vendosur në një traget me ngarkesë, të nisur për në Britani, menjëherë pasi ajo u largua nga Hollanda.
Policia ndaloi anijen dhe e ktheu atë në portin holandez të Vlaardingen, thanë shërbimet e urgjencës në Hollandë, raporton Dailymail.
Oficerët nuk kanë konfirmuar për gjendjen e migrantëve, të cilët u zbuluan në tragetin ‘Britannia Seaways’.
Ambulancat u panë duke mbërritur në port, pasi anija u kthye të martën
pasdite.
Gert Jakobsen,
nënkryetar i komunikimit me operatorin e anijes DFDS, tha se migrantët u
gjetën pasi ata bënë një vrimë në rimorkio.
Kthimi mbrapsh i trageteve nuk ishte larg bregdetit Hollandez, në rrugën për në Felixtowe, Suffolk, kur zbulimi u bë rreth orës 17:00 të së martës.
Shtuar më 19/11/2019,
ora 22:48