Drashkoviq: Pas GJND-se, Kosova ne OKB
Albeu.com
Lideri i Lëvizjes Serbe të Ripërtritjes, Vuk Drashkoviq, ka deklaruar se Kosova, pas vendimit të Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë, do të bëhet anëtare e Kombeve të Bashkuara, pasi, sipas tij, shumica e shteteve do ta pranojnë realitetin dhe mendimin e GJND-së.Ai u angazhua që Serbia duhet ta respektojë mendimin e GJND-së për Deklaratën e pavarësisë së Kosovës, të cilin e kërkuar vetë Beogradi, dhe duhet ta ndryshojë strategjinë shtetërore për Kosovën, duke iu përshtatur qëllimeve reale.

Në këtë kuadër, Drashkoviq, theksoi se Serbia, me Bashkimin Evropian, duhet të kërkojë zgjidhjet më të mira për popullin serb dhe kishat në Kosovë dhe së bashku me BE-në, ta shkruajë një rezolutë, e cila do t’i paraqitej Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së.

“Nuk jemi të detyruar ta pranojmë Kosovën, ashtu sikur që Kina nuk e njeh Tajvanin, por duhet të bashkëpunojmë”, i tha Drashkoviq, gazetës beogradase Pres.

Sipas tij, zgjidhja duhet të kërkohet në dialog me BE-në, me bashkësinë e gjerë ndërkombëtare dhe me autoritetet në Prishtinë.
Shtuar më 26/07/2010, ora 09:39
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori