Drashkovic:Nje Kosove e pavarur eshte e mundshme vetem me ane te forces
Albeu.com
Ministri i Jashtem i unionit Serbi-Mali i Zi, Vuk Drashkovic deklaroi ne Bruksel, se "nje Kosove e pavarur eshte e mundshme vetem nepermjet forces, kunder vullnetit te Serbise".Ai shtoi se Beogradi ishte i pergatitur per nje kompromis dhe se nje model per zgjidhjen, mund te ishte ish-plani Z-4 per qytetin serb Krajina ne Kroaci. "Gjithcka qe eshte kunder vullnetit te Serbise do te destabilizonte Serbine, Kosoven, Shqiperine, Maqedonine Perendimore, Bosnjen, Republiken Serbe te Bosnjes dhe pa dyshim qe do te shkaktonte nje trazire te madhe per te cilen ne, rajoni dhe Evropa nuk kane nevoje" u shpreh Drashkovic. Ne perfundim te konferences nderkombetare per Irakun, Drashkovic u shpreh se nje numer zyrtaresh evropiane, e kishin siguruar ate qe procesi i anetaresimit te unionit Serbi-Mali i Zi dhe i Ballkanit ne BE do te vazhdoje. Ai tha midis te tjerash se ishte takuar me sekretaren amerikane te Shtetit, Condoleezza Rice dhe se perfaqesuesi i larte te Bashkimit Evropian, Javier Solana dhe sekretari i pergjithshem te NATO-s, Jaap de Hoop Scheffer i kishin bere te ditur se planifikonin te vizitonin se shpejti Beogradin. Duke theksuar se formula e kompromisit duhet te jete me shume sesa autonomi dhe me pak se pavaresi, Drashkovic vuri ne dukje se "Serbi-Mali i Z kembengul mbi ruajtjen e emrit te kufirit shteteror me Shqiperine dhe Maqedonine. "Sidoqofte, ne jemi te pergatitur te nenshkruajme nje marreveshje nderkombetare, qe do te garantonte se ky do te ishte nje kufi i hapur dhe se, ne perputhje me standartet evropiane, te drejtat e popullit serb ne Kosove dhe ne krahinen e Presheves, Medvegjes dhe Bujanovcit do te respektohen, qe ato te mos shkelen, qe femijet te mos vriten dhe qe kthimi i refugjateve te garantohet", deklaroi Drashkovic. Ai tha gjithashtu se Beogradi ishte i pergatitur per kompromis, por pala shqiptare duhet te hiqte dore nga kerkesa per pavaresine e Kosoves. Balkanweb
Shtuar më 23/06/2005, ora 19:42
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori