Drashkovic: Kosoven e kemi humbur
Albeu.com
Ish-Ministri i Jashtëm serb, Vuk Draskovic ka deklaruar se Serbia e ka humbur sovranitetin mbi Kosovën. Sipas tij, tash është koha që këto dy vende të ndërtojnë raporte të mira mes vete, shkruan Express.Serbia dhe Kosova duhet të ndërtojnë raporte të mira mes vete, ka deklaruar ish-Ministri i Jashtëm i Serbisë, Vuk Draskovic.

Në një intervistë për gazetën austriake "Die Presse", Draskovic tha se raporte të mira mes këtyre dy vendeve mund të ketë edhe pa njohjen e Kosovës prej Serbisë.

Pyetjes se si mund të gjendet rrugëdalja nga situata e tanishme, ai tha se është e domosdoshme të ndërtohen raporte të mira mes Kosovës dhe Serbisë.

“Kosova e ka shpallur pavarësinë, ndërsa Serbia nuk e njeh atë. Në Kosovë më nuk ka sovranitet të Serbisë, nuk ka institucione apo simbole të Serbisë atje. Ndërkohë që sipas Rezolutës 1244, Kosova është pjesë e Serbisë. Kur ne në Serbi themi se duam të ruajmë sovranitetin mbi Kosovën, atëherë themi se duam të ruajmë diçka që nuk e kemi fare”, ka thënë ai.

Draskovic tha se shqiptarët e Kosovës më nuk e pranojnë Serbinë si shtet të tyre, ndërkohë që Serbia tha ai nuk i njeh shqiptarët si shtetas të vet.

“Njeriu nuk mund t'i detyrojë më shumë se 1,5 milion njerëz që të përqafojnë diçka që nuk e duan”, tha Draskovic.
Shtuar më 22/07/2010, ora 09:54
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori