Drashkoviç i "befasuar" me deklaratën e Edit Harxhit se Shqipëria mbështet pavar
Albeu.com
Vuk Drashkoviç ka shprehur pakënaqësi me deklaratën e zv.ministres së Punëve të Jashtme të Shqipërisë, Edit Harxhi, në takimin e djeshem të Këshillit të ministrave të jashtëm të OBE të Detit të Zi, e cila ka thënë se Shqipëria në tërësi mbështet planin e Marti Ahtisarit dhe pavarësinë e Kosovës.Shefi i diplomacisë serbe Vuk Drashkoviç ka shprehur pakënaqësi me deklaratën e zv.ministres së Punëve të Jashtme të Shqipërisë, Edit Harxhi, në takimin e djeshem të Këshillit të ministrave të jashtëm të Organizatës së Bashkëpunimit Ekonomik të Detit të Zi, e cila ka thënë se Shqipëria në tërësi mbështet planin e Marti Ahtisarit dhe pavarësinë e Kosovës. Drashkoviç, i cili ka kryesuar me takimin, ka thënë se është i "befasuar" që në një takim të tillë të përfaqësuesve të lartë Shqipëria ngre çështjen e Kosovës, sepse sipas tij, Kosova "nuk është në Shqipëri por në Serbi dhe se paraqet problem të brendshëm të Serbisë, e jo të Shqipërisë". Drashkoviq ka thënë se pozicioni i Serbisë është kompromisi maksimal, e kjo nënkupton se nuk ka ndryshim të kufijve, duke përfshirë kufirin e Serbisë me Shqipërinë. start
Shtuar më 20/04/2007, ora 13:22
Tage: arkiv

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori