Drafti i rezolutës që mbështet planin e Ahtisarit për pavarësinë e Kosov&a
Albeu.com
Drafti preliminar i Rezolutës që mbështet dokumentin e Marti Ahtisarit për pavarësinë e Kosovës me një mbikëqyrje ndërkombëtare është futur në procedurë dhe u është shpërndarë anëtarëve të Këshillit të Sigurimit të OKB së.Ky draftë është hartuar nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe disa vende evropiane me në krye Gjermaninë si kryesuese e radhës së Bashkimit Evropian. Pritet që gjatë kësaj jave diplomatët në Këshillin e Sigurimit të OKB së fillojnë bisedimet për këtë projekt rezolutë për Kosovën, e cila tashmë ka hyrë në procedurat e KS për miratim. Në këtë rezolutë kërkohet që administrimi i Kosovës prej UNMIK ut të përfundojë brenda 120 ditësh dhe që Bashkimi Evropian të mbikëqyrë procesin e pavarësimit të Kosovës.
Shtuar më 14/05/2007, ora 13:41
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori