Draft-opinioni i Komisionit të Venecias, reagon Ambasada Amerikane
Ambasada Amerikane ka reaguar pas publikimit të një pjese të raportit të KomisionitVenecias, ku thuhet se Presidenti Ilir Meta ka vepruar sipas logjikës së kushtetutës dhe se nuk përbën bazë për shkarkimin e tij.

“Nxisim të gjitha palët që të respektojnë procesin e KomisionitVenecias, përfshi kërkesën për konfidencialitet të projekt-opinionit deri sa të finalizohet.

Mirëpresim vendimin e qeverisë për të mos ndërmarrë veprime të mëtejshme lidhur me legjislacionin përkatës derisa opinioni të finalizohet.

Po ashtu mirëpresim deklaratën e bërë nga Presidenti Meta gjatë konferencës së tij për shtyp me Presidentin e Bullgarisë, duke afirmuar rëndësinë e një vendimi pozitiv nga BE për të hapur negociatat drejt anëtarësimit për Shqipërinë.

Duhet të qëndrojmë të përqendruar tek ajo që ka më shumë rëndësi – sundimi i ligjit dhe e ardhmja e Shqipërisë në Evropë.”- shkruan ambasada amerikane.
Shtuar më 06/03/2020, ora 21:23

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori