DR nuk deshiron lufte
Albeu.com
Situata e fundit në Maqedoni është rezultat i politikave të gabuara të Qeverisë aktuale. Kështu vlerëson kryetari i Demokracisë së Re Imer Selmani. Sipas tij kjo ndodh për shkak të injorimit të realitetit multi-etnik dhe multi-fetar të Maqedonisë dhe mosrealizimit të Marrëveshjes së Ohrit.
“DR nuk dëshiron luftë, DR dëshiron dialog dhe zgjidhje institucionale të problemeve. Gjithë kjo që ndodhi dje, pardje, sot, kohëve të fundit është një situatë e krijuar mes realizimit të politikave të gabuara të qeveris aktuale BDI-VMRO-DPMNE duke injoruar maksimalisht realitetin multietnik dhe multifetar, duke mos realizuar obligimet e Marrëveshjes së Ohrit dhe duke punuar kjo shumicë parlamentare kundër vullnetit të shumicës së popullatës shqiptar në Maqedoni por edhe të gjithë qytetarëve të Maqedonisë duke bllokuar proceset integruese në NATO dhe BE”, deklaroi Imer Selmani kryetar i DR-së. (alsat-m)
Shtuar më 15/05/2010, ora 16:00
Tage: arkiv

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori