Dr. Flori ripajtohet me Ramën, këndon për Policinë e Tahirit
Dr Flori , ish-lideri i grupit West Side Family ka rikthyer marrëdhëniet e mira me qeverinë e majtë pas prishjes në zgjedhjet e 23 qershorit. Këtë herë ka realizuar këngën për spotin sensibilizues të Policisë së Shtetit, që është nën varësi të Saimir Tahirit, njëherësh dhe kryetar I PS-së për Tiranën.

Dr. Flori dhe ish-grupi i tij njihen për këngët që kanë kënduar me ish-kryetarin e bashkisë Edi Rama, gjatë fushatave të PS-së, si “Tirona” dhe “Çohu”. Por, pas vendimit të Ramës për të bërë një koalicion me LSI, kur mbeteshin vetëm pak ditë nga votimi, Dr. Flori së bashku , Dr.Flori bëri edhe një këngë të titulluar “Zemërthyer”. Pavarësisht profesionalizmit, mbase kënga nuk do të kishte bërë aq bujë, sikur ajo të mos kritikonte aleancat e reja të kreut të PS-së, Edi Rama, me të cilin Dr.Flori pati bashkëpunim prej një dekade. Madje, ai dhe dy djemtë e tjerë të grupit “Ëest Side Family” kanë kënduar “himnet” e fushatave të Ramës si kryebashkiak në vitin 2003 dhe si kryesocialist për garën parlamentare të vitit 2009./Albeu.com/


Shtuar më 03/06/2014, ora 16:34

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori