DR e Imer Selmanit konfirmon largimin Matoshit
Albeu.com
Lideri i Demokracisë së Re, Imer Selmani e konfirmoi largimin e Ruzhdi Matoshit nga partia dhe të disa aktivistëve të tjerë të deritanishëm, mes të cilëve edhe këshilltari në qytetin e Shkupit, Bekim Fazliu.“Nuk kishte paralajmërime, po dyshonim duke e marrë parasysh angazhimin. Nuk jemi shumë të befasuar", tha në Parlament, Selmani. Ai dërgoi mesazh deri tek të gjitha strukturat dhe simpatizantët e partisë se "ndoshta personalitetet e këtillë që nga fillimi kanë ardhur me mision të veçantë për etablim të veçantë personal në parti, me këtë rast pa i respektuar parimet e demokracisë". Selmani tha se ka informacione se disa aktivistë janë manipuluar dhe se pa dëshirën e tyre kanë qenë në situatë t'i braktisin aktivitetet e Demokracisë së Re. (lajm/albeu)
Shtuar më 18/08/2009, ora 17:22
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori