Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve, ka bërë kallëzim penal pranë Prokurorisë së rrethit
Fier për 6 ish-drejtues dhe punonjës të Drejtorisë
Rajonale Tatimore
Fier, për veprën penale “shpërdorim detyre”.
Kallëzimi u krye pas një auditimi në lidhje me zbatimin e Legjislacionit tatimor për sa i takon procedurave të rimbursimit të TVSH-së në këtë Drejtori
Rajonale. Mësohet se nga auditi rezultoi se gjatë periudhës maj – qershor 2013 është kryer rimbursim i paligjshëm për disa
subjekte, ndër to edhe
subjekte të Lojërave të fatit.
Në këtë veprimtari të paligjshme janë përfshirë
ish-drejtori rajonal T. Allkushi,
ish-drejtori i kontrollit E.Allkaj,
ish-drejtori i drejtorisë së vlerësimi A.Selimaj, ish-përgjegjësja e sektorit E.Idrizi dhe 2 inspektorët A.Brakaj, M.Qorri. DPT po ashtu nënvizon se është e vendosur per te vazhduar luften pa kompromis kundër korrupsionit. /albeu.com/
Shtuar më 29/09/2014,
ora 11:13