Dosjet hetimore, ja si përcaktohet prokurori që do t’i hetojë
Në Njësinë e Specializuar Task Forcë, pranë Prokurorisë për Krime të Rënda, është hedhur shorti me gogla, për ndarjen e çështjeve hetimore.

Deri më tani, sipas ligjit, prokurori apo prokurorët që merrnin në duar hetimin e një dosje, përcaktohej ose nga grafiku i gatishmërisë, ose nga vetë drejtuesi i Njësisë, shkruan BW.

Ky i fundit, vendoste bazuar në natyrën e çështjes që t’ja kalonte një prokurori të caktuar.

Në jo pak raste mund të ndodhte që prokurorët të kishin pakënaqësi në mënyrën sesi ndaheshin çështjet.

Ndaj për të mos patur paragjykime në ligjin e ri për prokurorinë, është vendosur që dosjet të ndahen përmes shortit.

Mësohet se këtë të mërkurë është hedhur shorti i parë me gogla, nga i cili janë përcaktuar prokurorët për çështje të caktuara.

Shorti është hedhur në praninë e përfaqësuesve të USAID dhe në praninë e të gjithë prokurorëve, me qëllim shmangien e ndonjë manipulimi të mundshëm. /albeu.com/
Shtuar më 15/03/2017, ora 16:07

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori