Dosjet e komunizmit, Rama: Do zbulohen ata që sot shfaqen me 2 gishtat lart
Ditën e sotme kryeministri i vendit Edi Rama ka marrë pjese në konferencën shkencore të mbajtur në Biblotekën Kombëtare të vendit. Rama gjatë fjalës së tij ka vlerësuar figurën e Musine Kokalarit, si dhe ka rinjoftuar hapjen e dosjeve duke nisur që me zbardhej e të vërtetës për gruan rebele.

“Puna e hapjes së dosjeve të regjimit komunist do të fillojë me dosjen e Musine Kokalarit për të hedhur dritë mbi këtë histori, si një nga momentet më të rëndësishme kur është përplasur egërsisht, ajo që erdhi më pas si fuqi e gjithpushtetshme mbi shqiparët me përpjekjen idealiste për të shkuar drejt një Shqipërie tjetër drejt Luftës së Dytë Botërore”- tha Rama.

“Dosja e Musinesë do të jetë e para që do hapë një rrugë të re, shqyrtimin e gjithë dokumenteve dhe njohjen me gjithë personazhet që I kanë ikur dritës së të shkurës dhe na janë shfaqur me dy gishtat lart përballë prozhektorëve të të sotmes”.

Sipas të parit të qeverisë, dekodifikimi i plotë i dosjes së saj shënon edhe pragun jo vetëm të pakthyeshëm, por vendos një gur themeli të moralit të gjithë kësaj historie të re në raport me plagët e diktaturës që vazhdojnë të infektojnë jetën tonë të përbashkët në këtë vend.

“Sot pushkatimet bëhen me gjuhën e baltës, diskreditimit, pa fre, të atyre që thjsht nuk janë tanët. ditën për diell, ditë natë, pa pushim duke rrotulluar thikën e vjetër dhe të përgjakur të përcarjes së të shkuarës në zemërën e shoqërisë sonë e duke bërë që edhe fëmijët në kopshët të jenë të ndarë si pasojë e asj që dëgjojnë në shtëpi, ku prindërit e tyre janë të ndarë me prindërit e fëmijëve përballë”- tha Rama./albeu.com/

Shtuar më 10/02/2017, ora 11:17

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori