Dosja Shullazi, sot pritet ballafaqimi me biznesmenin Ylvi Beqja
Gjykata e Krimeve të Rënda sot do të mbajë një seancë ndaj Emiljano Shullazit për gjobëvënie ndaj biznesmenit Ylvi Beqja.

Ky i fundit pritet të shoqërohet nën masa të rrepta sigurie në Gjykatë. Nuk dihet nëse Shullazi do vijojë të përballet me Beqjan apo do ndjekë të njëjtën strategji që ë dështojë marrja e dëshmisë nga biznesmeni.

Ai thotë se Shullazi me miqtë e tij i kanë marrë 500 mijë euro në çeqe. Sipas mbrojtjes, Beqja është i pabesueshëm pasi po hetohet për pastrim parash. /albeu.com/

Shtuar më 20/06/2017, ora 12:11

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori