Qëllon me thikë të riun në Vorë, i merr edhe celularin

Disa të rinj pas një konflikti të çastit në Vorë, kanë përfunduar duke perdorur thika dhe sende të forta kundër njëri-tjetrit.

Të lënduar gjatë konfliktit ka pasur nga të dy grupet dhe momentalisht njëri prej personave pjesmarrës ka rënë në prangat e policisë, ku mbi të rëndojnë disa akuza.

Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Vorë arrestuan në flagrancë për veprat penale “Vrasja me dashje” e mbetur në tentativë dhe “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armeve te ftohta”, 20 vjeçarin me inicialet L. K.

Ky person thekson policia, gjatë një konflikti për motive të dobëta, ka goditur me mjet prerës (thikë) shtetasin I. Gj., 28 vjeç.

Gjithashtu, u procedua në gjendje të lirë dhe i dëmtuari I. Gj., pasi ka goditur me sende të forta shtetasin L. K.

Ndërkohë, policia e Tiranës është vënë në kërkim të një 26-vjeçari i cili gjithashtu është konfliktuar me një djalë dy vite më të vogël se vetja dhe pasi e ka goditur, i ka marrë edhe celularin.

“Më datë 12.08.2021, u referuan materialet në Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë dhe punohet për kapjen e shtetasit E. I., 26 vjeç, pasi pas një konflikti për motive të dobëta, ka goditur shtetasin L. K., 24 vjeç dhe i ka marrë me forcë celularin”.

Sakaq, specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit K. K., 27 vjeç, pasi gjatë kontrollit fizik të ushtruar nga Forcat e Posaçme “Shqiponjat”, iu gjet dhe iu sekuestrua një sasi lënde narkotike kokainë.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme.


Shtuar 13.08.2021 15:06