Dosja "Lazarati", familjarët sulmojnë gazetarët dhe gjyqtarët pas vendimit
Wshtë shoqëruar me tensione seanca e sotme e dosjes së Lazaratit në Gjykatën e Apelit të Krimeve të Rënda në Tiranë.

Gjykata vendosi të mos prekë vendimin e Shkallës së Parë duke e lënë në fuqi, gjë e cila ka shkaktuar reagimin e familjarëve, të cilët sulmuan gazetarët dhe gjyqtarët në sallën e gjyqit.

Dy vite më parë, gjatë operacionit për pastrimin e Lazaratit nga droga mbeti i vrarë efektivi i RENEA-s, Ibrahim Basha.

Të dënuarit e grupit të Lazaratit për vrasjen e efektivit Ibrahim Basha
Albion Aliko – Burgim i përjetshëm-Mbetet në fuqi
Bajram Boci – Burgim i përjetshëm-Mbetet në fuqi
Elvis Boçi – 35 vite burg-Mbetet në fuqi
Alban Aliko – 20 vite burg- Apeli sot e uli në 18 vite
Elson Kasma – 18 vite burg-Apeli sot e uli në 17.6 vite
Xhulio Malo – 10 vjet-Mbetet në fuqi
Klodian Selimi – 13 vjet-Mbetet në fuqi
Oltion Proko – 9 vite burg-Mbetet në fuqi
Dervish Gaba – 15 vite-Mbetet në fuqi
Ruhan Hija – 15 vite burg-Mbetet në fuqi
Iljaz Xhaferri – 15 vite burg-Mbetet në fuqi.

Ndërkohë, avokati i familjarëve deklaroi ndër të tjera se 11 të akuzuarit janë "koka turku" pasi sipas tij vrasësi i efektivit të RENEA Ibrahim Basha, është i lirë.

"Do i drejtohemi Gjykatës së Lartë. Apeli s’na dha as gjykimin e shkurtuar. Një e drejtë e fituar nuk është e drejtë e mohuar, humbëm te drejtën e gjykimit të shkurtuar. Ngjarja nuk është hetuar dhe s’eshte marre vendimi të hetohet per vrasjen e Bashes. Asnje hetim, asnjë pyetje asgjë eshte vrare me nje plumb tjetër. Ne menyre te tille që godasin vetëm snajpera. Nuk është vonë që çështja të kthehet. Dhuna nuk duhej të ndodhte, por psikologjikishit kane qenë shumë rënde. 11 koka turku, vrasësi i Ibrahim Bashës është ende i lirë", tha avokati.

Vrasja e Ibrahim Bashës
Mesnatën, duke u gdhirë data 24 qershor 2015, forcat e policisë kanë nisur operacion në zonën e Lazaratit, pasi kishin informacione se disa të rinj po përgatiteshin për veprime kriminale.

Gjatë kontrolleve, pranë qendrës së fshatit, forcat speciale të Policisë kanë arrestuar në flagrancë shtetasin Xhulio Malo, i cili po drejtonte një mjet, ku gjendeshin armë të ndryshme dhe lëndë narkotike kokainë.

Pas arrestimit, forcat speciale kanë njoftuar kolegët e tyre, të cilët gjendeshin në një furgon, për të realizuar shoqërimin e Malos.

Në momentin që furgoni po afrohej, ndaj tij është qëlluar me armë zjarri, nga një largësi rreth 200 metra. Nga goditjet me armë ka mbetur i vdekur efektivi i policisë, Ibrahim Basha, si edhe janë plagosur efektivët Jetmir Isai dhe Perlat Hamitaj.

Në vijim të operacionit policor dhe, më tej, nga hetimet e drejtuara nga Prokuroria për Krime të Rënda, u arrit të identifikoheshin dhe të arrestoheshin 11 pjesëtarë të grupit të strukturuar kriminal. /albeu.com/
Shtuar më 20/11/2018, ora 13:45
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori