Si i ati dhe i biri, Romeo Beckham shënon një gol të mahnitshëm (VIDEO)

Romeo Beckham shënoi një goditje dënimi mahnitëse për ekipin rezervë të Inter Miami që kishte të gjitha shenjat e një goditjeje nga babai i tij, David Beckham.

19-vjeçari po e ndjek karrierën e tij futbollistike në Shtetet e Bashkuara dhe tani mund të thotë se ka shënuar golin e parë të sezonit për Inter Miami II, skuadra që zotëron babai i tij.

Ndeshja të dielën u zhvillua kundër rivalëve lokalë Orlando City B në Osceola Heritage Park. Inter Miami II ishte 2-1 në avantazh në momentin e goditjes së lirë dhe kishin mbetur vetëm gjashtë minuta nga ndeshja.

Ai gjuajti nga distanca, e mposhti portierin në shtyllën e afërt dhe Beckham u largua në festë.

Kuptohet, nuk u desh shumë kohë që fansat në rrjetet sociale të vinin në dukje ngjashmëritë midis asaj që kishte bërë Romeo dhe asaj për të cilën Davidi kujtohet me kaq shumë dashuri.

David Beckham shënoi mbi 60 gola për Manchester United në 11 vitet që kaloi në ekipin e parë. Më pas ai kaloi katër vjet me Real Madridin ku shënoi 13 gola të tjerë./ h.ll/albeu.com


Shtuar 11.07.2022 16:39