Dosja “Habilaj”, ministri italian takohet me Xhafajn
Ministri i Brendshëm i Italisë, Marco Minniti së bashku me një delegacion të nivelit të lartë të ministrisë dhe Policinë italiane kane nisur takimet zyrtare në Shqipëri.

Ministri italian wshtw pritur nga ministri i Brendshem, Ratmir Xhafaj.

Ardhja e tyre bëhet disa ditë pas publikimit të ‘Dosjes Habilaj”, dosje e përgjimeve në të cilën përmendet edhe emri i ish-ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri.

“Në kuadër të kësaj vizite, në Pallatin e Kongreseve do të zhvillohet ‘Konferenca e përbashkët mbi raportin përmbyllës së misionit të monitorimit ajror për vitin 2017, në luftën kundër kultivimit të bimëve narkotike’, ndërmjet Policisë së Shtetit, Policisë italiane dhe Misionit të BE-së”, -shkruhet në njoftim.

Axhenda:

Ora 10:00 Takim i ministrave Xhafaj-Minniti, në Ministrinë e Brendshme (do t’ju shpërndahen pamjet nga MB)



Ora 11:00 Takim i ministrit të Brendshëm italian me Presidentin e Republikës, në Presidencë



Ora 11:30 Konferenca përmbyllëse e “Misionit të monitorimit ajror 2017 në luftën anti-kanabis (takimi do të zhvillohet te Pallati i Kongreseve dhe do të jetë me regji qendrore) /albeu.com/
Shtuar më 03/11/2017, ora 10:16

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori