“Po sikur të njoftojë policinë”, Monika Lubonja “tallet” me Ilirin dhe Sabianin: Si ato vëllezërit që vriten për një rrip ujë

Pasi Monika Lubonja rimori “Instagram”-in e saj që ia kishin hakëruar, ka vendosur që të bëjë një bashkëbisedim me ndjekësit e saj të shumtë, ku ka folur rreth temave të ndryshme.

Mes të tjerash, aktorja nuk ka ngurruar të ironizojë prishjen e miqësisë mes Ilir Shaqirit dhe Sabianit. E pyetur se çfarë mendon për ‘vëllazërinë e copëtuar’ Monika ka thënë:

“Si ato lajmet që vriten vëllezërit për një rrip ujë.”

Ndërkohë pyetjes nëse beson në vëllazëri ajo i është përgjigjur me ironi se “Dita-Ditës bindem për vëllazërinë”.

Ajo ka vazhduar ironinë e saj edhe kur është pyetur se përse nuk e ndjek Ilirin, duke shkruar: “Ku ta ndjek? Po ja dhe e ndoqa po sikur të njoftojë policinë ai dal keq kot. Po deshe e ndjekim bashkë e bëj për ty këtë”.

Monika, Iliri dhe Sabiani patën një miqësi shumë të mirë gjatë qëndrimit në “Big Brother VIP” deri në momentin kur aktorja zgjodhi në ‘zinxhirin e shpëtimit’ Beatrix dhe jo Ilirin. Ky ishte momenti kur miqësia mes tyre u prish dhe këngëtari e konsideroi si “tradhtare”.