DOSJA HABILAJ/ "Ketu kemi gjithçka nën kontroll, por noj grua q**ë...", si u ngarkuan tonelata drogë në Himarë
Pjesë e dosjes së përgjimeve të klanit Habilaj është edhe një rast në 6 maj të vitit 2015 ku bashkëpunëtorët e tyre nga Italia vijnë ne pëshkarexhë në Shqipëri për të ngarkuar drogë.

Peshkarexha me emrin “Fatima”, me në bord Giuliono dhe Grecos, po afrohej në brendësi të ujërave territoriale shqiptare. Qartësisht, këta do të vendosnin kontakt telefonik me Moisi Habilajn, sapo t’i ishin afruar brigjeve. Atyre do t’u afrohej një gomone, e cila do t’i çonte në vendin ku do të behej ngarkesa e substancave narkotike. Gomonia është afruar te bankina e peshkarexhes “Fatima”, dhe në bord është ngjitur Moisi Habilaj, i cili u ka dhënë Giulianos dhe Grecos indikacione për operacionin e ngarkimit dhe lëndës djegëse, që do të duhej për t’u rikthyer në Itali me ngarkesën e narkotikëve.

Moisi Habilaj: (Tani bëjmë direkt furnizimin me naftë.. Fillojmë me bidonat, këtu je si në shtëpi. Përpara bëjmë furnizimin me naftë dhe jemi në rregull. Nëse vjen ndonjëri…pse duhet të jemi të ngarkuar dy orë me m*tin sipër (drogën), më kuptove. Sepse s’i dihet se kush mund të vijë. Ne të jemi të kompletuar nëse del ndonjë kopil).

Nga bisedat e përgjuara, evidentohet se Moisi Habilaj gëzonte mbështetjen e drejtuesve të forcave të policisë, si dhe të një funksionari të kontrollit detar në selinë operativë të Tiranës, i cili i kishte referuar një të bashkëpunëtorit të Moisit, që peshkarexha “Fatima” kishte hyrë, për pak, në brendësi të ujërave territoriale greke, gjatë operacionit të ndalesës në territorin shqiptar.

Moisi Habilaj:(“E ke parë furgonin e policisë që kaloi? Pak më parë…janë të gjithë tanët këtu!! Por s’i dihet, nëse ndonjë grua q**re…kjo nuk duhet. Ai mori sepse është në sallë. Si i thuhet.. Salla është në portin tjetër të qytetit.. Ai më shikon çdo gjë, edhe peshqit arrin të shikojë nga aty. Sepse ai është një mik i një mikut tonë..”po si ndodhi”. Sepse e kanë pyetur “cila është kjo anija”.. dhe ai i ka thënë, “cila anije”…”Si ka mundësi që ka hyr rreth një milje në ujërat territoriale greke”.

Rosario Giuliano dhe Giuseppe Greco nisin të kalojnë detin jonian dhe në këtë rrugëtim janë regjistruar këto përgjime ambientale:

Përgjimi ambiental në bordin e peshkarexhës “Fatima” në përdorim nga Rosario Giuliano dhe Giuseppe Greco.

Në bord arrin në orën 02:22 edhe Moisi Habilaj.

Në orën 02:24:36

Moisi Habilaj: Duhet të me gjesh një litar… Do i bëjmë 5 me 5 bidonat… dhe 10 me 10. I lidhim kur të nisemi… E pe makinën e policisë që kaloi?

Rosario Giuliano: Ajo me drita të bardha? Ajo është nga tanët?

Moisi Habilaj: Këtu janë të gjithë të tanët… Por nëse ka ndonjë gru q**rë nuk dihet…! Sepse nuk e dinë të gjithë këtë… Për këtë të them që duhet të qëndrojmë dy orë me m**tin sipër…(drogën)… 5 minuta pam-pam dhe ikën.. këtu jam unë. Jemi 7 persona… jemi ne 4 vëllezërit… është djali që ishte këtu dhe që doli nga “Piaza Lanza” (Sabaudin Çelaj)…ka një muaj që ka dalë nga arresti shtëpiak. Janë dhe dy nipër të tjerë të mi… Nuk ka njerëz të tjerë këtu… Nëse ndodh ndonjë gjë e papritur, janë minimalisht 20 persona të vdekur… minimumi (qesh)…keni peshkuar? Pjesa nuk dëgjohet mirë.

Moisi Habilaj: Ai mori sepse është në sallë… Si i thuhet. Salla është në portin tjetër të qytetit. Ai më shikon çdo gjë. Edhe peshqit arrin të shikojë nga aty. Sepse ai është një mik i një mikut tonë… E kanë pyetur kush është kjo anija… dhe ai i ka thënë cila anije… Si ka mundësi që ka hyrë rreth një milje në ujërat territoriale greke…

Giuseppe Greco: Çfarë i kishte thënë?

Moisi Habilaj: Ndonjë gënjeshtër… Nuk e di çfarë k*rin i ka thënë tamam.

Në orë 03:19:45 afrohet një furgon. Ndërkohë dëgjohet zhurma sikur po spostojnë pesha të rënda.

Moisi Habilaj i bërtet shoferit të furgonit: Shko mbushu… Racë m*ti… idiot m*ti… Thirre atë trapin. Trapa m*ti… afrohu, afrohu, zbrit nga makina.

Fiket motori i furgonit dhe Moisi Habilaj u flet burrave shqiptarë, të cilët vihen menjëherë në punë për të shkarkuar lëndën narkotike.
Shtuar më 19/10/2017, ora 09:39

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori