Dosja Gërdeci pritet të kalojë në Apel
Pas shpalljes së vendimit të gjykatës ndaj provesit të Gërdecit, dosja pritet të kalojë në Apel pasi të dënuarit kanë shprehur kundërshti ndaj masës së dhënë nga gjykata. Ndërsa të pakënaqur kanë qenë edhe përfaqësuesit e organit të akuzës të cilët kanë kërkuar apelimin e saj


Një gjë e tillë është pohuar edhe nga ish-kreu i MEICO-s, Ylli Pinari, një nga të akuzuarit e çështjes, është shprehur se “prisja pafajësinë”, ndersa konfirmoi faktin se, "do të ndjekë të gjitha hapat gjyqësore derisa të fitojë të drejtën e tij". Kjo Gjykate, në vendimin e saj, dënoi me nga 18 vjet burg ish-kreun e MEICO-s,Ylli Pinari dhe ish-drejtorin e Fabrikës ne Gerdec, Dritan Minxolli dhe me 10 vjet burg ish-administratorin shqiptar të "Albademil" sh.p.k, Mihal Delijorgjin. /albeu.com/
Shtuar më 13/03/2012, ora 15:38

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori