Dosja "Xibraka", zbardhen përgjimet që fundosën Ermal Hoxhën (FOTO LAJM)

Pëlqej
Laboratori i kokainës në Xibrakë dhe përfshirja e nipit të Enver Hoxhës, Ermal Hoxha, ishte një prej operacioneve më të rëndësishme të zhvilluara nga policia në këto vitet e fundit.

Bisedat e koduara, ç’ishte “orkestra”, “elefanti” dhe “larja e rrobave”.

ABC News ka siguruar dosjen gjyqësore të Krimeve të Rënda ndaj nëntë të pandehurve të dosjes “Xibraka”, të akuzuar si të përfshirë në prodhimin dhe përpunimin e kokainës.

Në material zbardhen bisedat e përgjuara mes të pandehurve dhe gjuha e koduar për t’i shpëtuar drejtësisë.

Pas vendimit të Shkallës së Parë në korrik të këtij viti dosja është zhvendosur në Apelin e Krimeve. /albeu.com/
Shtuar më 25/09/2017, ora 09:22
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori