Dosja e “Pukës” kalon në Gjykatë
Dosja e “Pukës” dërgohet në Gjykatë. Njësia task-force mbylli hetimet dhe dërgoi për gjykim 9 persona për skandalin në drejtësi. Dy avokate, nje kancelare e sekretare gjyqesore , kryetari i Gjykates se Pukes, Shtjefen Lleshi dhe ish-prokurori Pellumb Prençi do të gjykohen për aferat e korrupsionit. Pese te akuzuarit e tjere do te gjykohen me masen e sigurimit personal 'arrest me burg'.

Në dosje thuhet se historia nis me 15 prill 2013, kur pas nje proteste policia ka arrestuar edhe gjashte anetare te familjes Pjetri. Ne muajin qershor, thuhet se kallëzuesi Pal Pjetri ne ate kohe me masen e arrestit shtepiak, per shkak te pjesemarrjes ne kete proteste ka biseduar ne telefon me gjyqtarin Shtjefen Lleshi, duke lene takim ne Tirane, transmeton Top Channel.

Sipas kallëzuesit, thote prokurori i çeshtjes gjyqtari Lleshi i ka kerkuar atij 200 mije leke per te zgjidhur çeshtjen dhe pas kesaj bisede atij i ka ndryshuar masa duke fituar detyrimin e paraqitjes. Kallëzuesi Pjetri i ka kerkuar gjyqarit edhe lirimin e dy djemve te tij, dy vellezerve dhe nipit, por gjyqtari i ka bere te ditur se para zgjedhjeve nuk do te lironte asnje nga burgu per shkak te situates. /albeu.com/
Shtuar më 22/02/2014, ora 16:30

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori